Maroku i pandalshëm, “shkruan” historinë dhe nxjerr “jashtë loje” Portugalinë (VIDEO)

Botërori i Katarit do të mbahet mend gjithmonë si “Botërori i surprizave” dhe ajo më e fundit vjen nga çerek-finlja Marok-Portugali, ku në stadiumin “El Thumama”, afrikano-veriorët arritën të “nxirrnin” jashtë Botërorit, Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon, duke u bërë kështu ekipi i parë afrikan, i cili arrin në gjysmë-finalen e një Kupe Bote.

Përballja nisi me vrull të madh, me Joao Felix i cili krijoi 2-3 raste goli në pjesën e parë, por pa mundur dot të gjente rrugën e rrjetës. Por, pjesa e parë nuk do të përfundonte me kaq, pasi në minutën e 42’, En Nesyri përfiton nga një gabim i mbrojtjes “luzitane” dhe kalon Marokun në avantazhin 1 me 0.

Pjesa e dytë foli e gjitha për portugezët, me “luzitanët” të cilët kërkuan në çdo moment golin, por portieri Bono ishte në një formë të shkëlqyer, duke e vazhduar serinë e ndeshjeve me rrjetë të paprekur në këtë Botëror.

Ndërkaq, në fazën tjetër, Maroku do të përballet me fituesen e ndeshjes, Angli-Francë, ndeshje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00.


Shtuar 10.12.2022 17:59