Fyeu dhe rrahu gazetarin, procedohet 37-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 37-vjeçar banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Në njoftimin e bluve thuhet se shtetasi K. L., në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar.

Ndërkohë vijojnë veprimet proceduriale./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 10:59