Ja si ti kuptoni miqtë e vërtetë
Miqësia është një lidhje që shpesh ne e kemi të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur, dhe konsiderojmë miq persona që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me ne.

Në fakt, miqësitë, sikurse dhe dashuria, nuk mund të ekzistojë nëse nuk i jepet liria reciproke. Por fatkeqësisht shpesh ndodh e kundërta, raporti simbiotik që në fillim duket si idilik, përfundon prej zhgënjimit nga egoizmi.

Disa tipare që ju ndihmojnë të dalloni nëse keni pranë një mik të mirë janë;

Bazohet te ndihma reciproke
Shoku/shoqja i/e vërtetë është gati të të japë një dorë në rast nevojë, madje në rrethanat më të vështira. Nuk është e thënë që ta realizojë gjithmonë synimin, por provon në limitet e mundësive. Një mik ose një mikeshë është ai/ajo që arrin t’ju kthejë një buzëqeshje ndërsa po kaloni një periudhë të keqe dhe të mërzitshme.

Pjesa e të qenët miq krijohet nga një përpjekje e përbashkët, nga një ndjeshmëri dhe një mirëkuptim i ndërsjellë. Nëse vetëm një prej jush angazhohet për të mbajtur këtë marrëdhënie dhe tjetri duket shumë i zënë për të ecur përpara në jetën e tij, atëherë mbase është rasti që të kuptoni se nuk ia vlen të harxhoni energjitë tuaja në këtë çështje.

Nuk pretendon asgjë
Miqësia e vërtetë është solide dhe e durueshme, kërkon por nuk pretendon. Në rast refuzimi, miku/mikesha e sinqertë nuk kapet, por përpiqet që të kujtojë arsyet e tjetrit, duke respektuar zgjedhjet.

Bazohet te sinqeriteti
Një mik është i sinqertë edhe kur e vërteta mund të rezultojë jo e hijshme në qoftë se qëndrimi i tij nuk do të bëhet përbuzës. Disa gënjeshtra duhen thënë, por në miqësi të vërtetë duhet të jenë vetëm të bardha.

Bazohet te besimi reciprok
Miqtë e vërtetë ndihmohen reciprokisht ndaj sulmeve të jashtme dhe veçanërisht nuk ia punojnë njëri-tjetrit pas shpine. Besimi, në këtë kuptim është thelbësor.

Bazohet te respekti
Një mik i vërtetë nuk pretendon ndryshime, por ju respekton dhe ju do për atë që jeni. Sepse dashuria e sinqertë arrin të pranojë diversitetin.

Edhe ndershmëria është kryesore
Kujtohuni gjithmonë se gjëja më e rëndësishme në një miqësi është ndershmëria, që nga gjërat më të vogla deri tek ato më të mëdhatë. Për shembull, mos i thoni mikes tuaj të zemrës se X prerje flokësh i shkon shumë (sa për t’i bërë qejfin), kur në të vërtet nuk është ashtu. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori