Pioli me probleme në mbrojtje, lojtari dëmtohet pak para derbit

Lajme jo të mira për Stefano Piolin disa orë para derbit ndaj Inter-it.

Sipas “tuttomercatoweb”,Alessio Romagnoli ka shfaqur një problem muskular të cilin e ka lënë jashtë derbit. Mbrojtësi italian është lënë jashtë ekipit nga Pioli dhe do të shikohet më mirë situata e tij se sa do të zgjasë dëmtimi.

Një tjetër lojtar i bashkohet listës së mungesave për Piolin , ku Theo Hernandez, Messias, Maignan, Ballo-Toure, Castillejo dhe tashmë Romagnoli janë jashtë ndeshjes së sotme./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 13:43