Ja si të veproni nëse jemi të ngjirur
Ngjirja është karakteristikë sidomos gjatë stinës së dimrit. Kuro më e mire e ngjirjes qoftë ajo akute apo kronike, rekomandohet “kura e heshtjes”; heshtja duhet të jetë më absolutja e mundshme, që ta qetësojë vërtet laringun, që me kordat e tij zanore përbën organin e të folurit.

Në rastin e laringjitit akut duhen thithur ujëra alkalie, të pasura me kripëra kalciumi dhe bikarbonate, p.sh, dhe tymosje me avuj balsamikë dhe dekongjestionantë me vajisje me tub dhe mentol.

Në rastin e laringjitit kronik, lëreni përfundimisht duhanin, bëni vaksina kundër sekretimeve, merrni substanca për lëngëzimin e sekretimeve të ngurtësuara që bllokojnë kordat zanore dhe bëni pushime pranë stacioneve termale të specializuara për kurën e sëmundjeve të frymëmarrjes.

Në rast të abuzimit me organet vokale (këngëtarë, mësues, predikues) me zhvillim të moduleve, të polipeve, të papilomave, mos iu shmangni ndërhyrjes së vogël kirurgjikale duke gënjyer veten me medikamente (ngjanjëherë kjo ndërhyrje mund të jetë ambulatore, pa shtrim në spial).

Në çdo rast ngjirjeje që zgjat pa përmirësim përtej 15 ditësh, mos hezitoni t’i drejtoheni specialistit për një vizitë otorinolaringoriatrike më të thelluar; edhe pse në shumicën e rasteve kjo është një masë e padobishme, është e vetmja mundësi për një diagnostikim të hershëm dhe për një kurim të plotë të tumoreve malinjë të laringut.

Kujdesuni sa më shumë për shëndetin dhe ndiqni hap pas hapi këto këshilla në mënyrë që të mos keni probleme me ngjirjen. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori