Ditën e djeshme nga Golemi i Lushnjes u bë me dije lajmi se një djali i mitur vetëm 13-vjeç I ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Kjo ngjarje e rëndë duket se ka lidhje me rrjetin social më të përdorur aktualisht, Tik Tok.
Djali 13 vjeçar, nxënës në klasën e 7 në këtë shkollë është gjetur i vetëvarur nga nëna e tij brenda banesës së tyre.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital fëmija kishte ndërruar jetë që në shtëpi.
Shokët e klases mendojnë se 13 vjecari ka dashur të bëjë video ne tik tok dhe dicka ka shkuar keq. Dyshohet se i mituri ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social Tik Tok.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e aksesit në këtë rrjet social që ka shkaktuar edhe incidentin i cili ka përfunduar në tragjedi.
REAGIMI I PLOTË:
URGJENTE!
Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!
Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme.
Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore. Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!. /albeu.com/