Ja si të keni një marrëdhënie të lumtur në çift
Për të pasur një martesë të lumtur është e rëndëishme që të ndiqni disa këshilla kryesore. Receta për një martesë të lumtur është personale, sepse çdo çift është i ndryshëm duke i dhënë jetë një marrëdhënieje unike. Të pranoni se partneri nuk do të jetë kurrë si ju: fillimisht kjo gjë duket e qartë, por do të ketë patjetër momente në të cilat do t’ju nervozojë e që mundësisht do të marrë vendime të ndryshme nga ato që ju duken të drejta, ndërsa do të bëjë gabime që ju do t’i kuptoni me vështirësi. Të njëjtën gjë do të bëni edhe ju. Disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur një marrëdhënie të lumtur në ccift janë;

Pranoni diversitetin
Kur bëhet fjalë për të diskutuar “në tavolinë”, ne jemi të gjithë të gatshëm për të marrë anët në favor të mirëkuptimit të ndërsjellë; pranimi i diversitetit është një lloj respekti që nuk duhet të mungojë asnjëherë. Realiteti i fakteve, megjithatë nuk është aq i thjeshtë, sepse të pranosh vërtet tjetrin do të thotë t’i japësh mundësinë të jetë ai që është, pa maska, si në rastin e gabimeve ashtu edhe në diversitet. Fakti se ju dhe partneri juaj jeni bashkë dhe duheni nuk do të thotë me patjetër të jeni identik në gjithçka. Ndaj kur diskutoni, mësohuni t’i shihni gjërat nga një tjetër perspektivë: e juaja nuk është e vetmja pikëpamje e mundshme.

Zvogëloni hapësirat tuaja
Vini nga puna dhe ai/ajo ju kërkon diçka dhe papritur filloni të grindeni! Ndonjëherë ndodh, por për këtë është e rëndësishme që ju të mirëmenaxhoni hapësirën tuaj, në mënyrë që të largoheni mendërisht nga problemet e punës dhe të relaksoheni: që nga shëtitjet te dushi, zgjidhni diçka që pëlqeni më shumë. Gjeni kohën për momentet që ju falin kënaqësi duke ndjekur një hobi apo një pasion. Rritja personale është çelësi për të evoluar edhe marrëdhënien në çift.

Mbajini standardet lart
Shumë njerëz frikësohen prej të tjerëve duke u thënë se kërkojnë dhe kanë pretendime të larta nga martesa. Kërkimet shprehen për të kundërtën: kush kërkon shumë, merr shumë. Mos u dorëzoni duke pranuar një martesë të dorës së dytë. Dr. Baucom zbuloi që njerëzit të cilët kishin standarde idealiste, të cilët kërkonin të trajtoheshin mirë dhe që dëshironin romancë e pasion në martesën e tyre, përfundonin duke bërë një martesë që plotësonte këto kërkesa. Meshkujt dhe femrat me standarde të ulëta, që nuk kërkojnë trajtim të mirë, komunikim apo romancë, në martesat e tyre nuk i kanë këto elemente.

Qëndroni pranë familjes dhe miqve
Martesat e sotme janë bërë shumë të ngushta, duke mbetur vetëm midis dy njerëzve, pa pritur ndonjë ndihmë të madhe nga familja dhe miqtë. Kjo marrëdhënie nuk është e shëndetshme apo realiste. Mbajini pranë familjen dhe miqtë, martesa duhet të jetë për ju lidhja parësore, por jo e vetme. Mënyra më e fuqishme për të ruajtur një martesë të mirë është pasja e pak kërkesave emocionale nga partneri apo partnerja. Kjo nuk nënkupton humbjen e intimitetit emocional mes bashkëshortëve. Përkundrazi, duke marrë dhe duke dhënë dashuri pa kushte dhe duke ruajtur lidhjet me persona të jashtëm, njeriu ndihet më i plotësuar sepse nevojat për dashuri i përmbushen nga disa burime. Çiftet më të lumtura janë ata që kanë interesa dhe mbështetje përtej njëri-tjetrit. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori