Ja si të evitoni rrudhat përreth syve
Pëlqej
Rrudhat përreth syve janë një problem i përbashkët për të gjitha femrat, dhe përpara se të bëni një ndërhyrje tek mjeku, mjafton të evitoni duhanin, të përdorni syzet e diellit etj. Në fillim duhet të shmangni sa më shumë shikimin e sforcuar. Shkoni tek okulisti një herë në vit për një kontroll. Nëse punoni për një kohë të gjatë në kompjuter, instaloni një ekran mbrojtës, i cili redukton shkëlqimin në minimum.

Mundohuni të mos e shikoni televizorin në mjedise të errëta, ku reflektimi i dritës është i dobët. Një faktor shumë shqetësues është edhe duhani. Ky i fundit provokon lodhjen e syrit. Kjo vjen pasi nikotina sulmon fibrat e kolagjenit dhe elasticitetin e tyre. Por dhe tymi i cigares që pine të tjerët dëmton pjesën përreth syve. Ashtu siç e përmëndëm më parë, duhet të përdorni syzet e diellit. Përdorni xhama që të kenë tre ngjyra kryesore: jeshile, kafe ose gri. Jo vetëm që ju mbrojnë nga rrezatimi ultravjollcë, por shmangin kapsllitjen e syve si dhe sforcimin e tyre gjatë shikimit për shkak të dritës. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori