Ja si të eliminoni erën e keqe të këmbëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndonëse mund të gjejmë mjaft lehtë aromatizues dhe solucione të ndryshme për këmbët tona, ndodh që era e pakëndshme të ndjehet. Nëqoftëse nuk gjeni zgjidhje me këto produkte të markave të ndryshme, zgjidhja ideale është një spa (banjo) mjaft efektive.

Soda e bukës është e njohur si një nga mjetet më efektive për asgjesimin e erërave të pakëndshme. Ajo i asgjëson bakteret duke larguar erën e pakëndshme. Nga ana tjetër, limoni ka aromë të mirë dhe freskuese, si dhe pengon djersitjen.

Për ta përgatitur këtë solucion në kushtet e shtëpisë na duhen -¼ e filxhan sodë buke, tete filxhan ujë, lëngu i një limoni. Të gjithë përbërësit përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët 15-20 minuta. Era e pakëndshme do të largohet menjëherë dhe ju do të ndjeni freskinë në këmbët tuaja. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori