“Mirënjohje shqiptarëve”, këngëtari italian bën falenderimin emocionues

Këngëtari italian, Albano Carrisi ka shprehur mirënjohjen ndaj popullit shqiptar i cili dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për ndihmë në vendin fqinj.

Me këtë videomesazh dërguar mikes së tij, gazetares shqiptare, Zenepe Luka, ai i bën thirrje shqiptarëve të qendrojnë në shtëpi, që të shpëtojnë sa më shumë jetë.

“E dashur mikja ime Zenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesante. Edhe i paharrueshëm nga ana humane!

Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.

Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi.

Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe”,- është shprehur këngëtari Italian.


Shtuar 3.04.2020 08:36