Ja si ta dalloni nëse keni mungesë vitaminash!

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin.

Sipas gazetës Telegraf shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit.
Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve.

Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë në mungesën e vitaminës A apo B2. Për këtë arsye, hani më shumë prodhimequmështit, pemë dhe perime, ndërsa përparësi u jepni atyre me ngjyrë të verdhë, të portokalltë dhe të kuqe.

Sytë e thatë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës A dhe yndyrës. Hani prodhimequmështit, pemë të verdha dhe tëportokallta si dhe perime të gjelbra.

Puçrrat në krahë dhe kofshë, tregojnë se në ushqim mungojnë vitaminat e grupit B, vitamina E dhe thartirat yndyrore, të cilat mund të kompensohen me mish peshku dhe drithëra.

Lëkurës së skuqur dhe të yndyrshme i mungojnë vitaminat B2, B6, zinku dhe thartirat yndyrore. Të gjitha këto mund të fitohen nëse hani mish, peshk dhe prodhimequmështit.

Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B, të cilat gjenden në fasule.

Nëse vuani nga dëshpërimi, ndoshta ju mungon vitamina B6. Do ta gjeni në mish dhe peshk. Mund t’ju ndihmojnë edhe lëvizjet e shumta./ Albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori