E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Ja si mund të zgjidhet kollarja e duhur
Kollarja është pjesa që duhet të kujdesen të gjithë, ajo është element që na ndihmon të dukemi shik dhe elegant. Meshkujt profesionistë janë të prirur të veshin këmisha të bardha dhe kjo është një element që ndihmon për të ndryshuar dhe nxjerr në pah hijeshinë që e karakterizo.

Sipas Class disa nga ngjyrat e duhura që mund të zgjedhim për kollaren, bazohet në mesazhin që ajo përcjell. Më poshtë kemi disa detaje që duhet të dini për ngjyrën e kollares si;

E kuqe
E kuqja simbolizon fuqinë, pasurinë dhe pasionin. Shumë kultura e gjejnë të veçantë kuptimin e ngjyrës së kuqe, për shembull disa fise e shohin si fat të mirë. Nëse do të shkoni në një mbledhje ku ju duhet të drejtoni një skuadër drejt fitores, kjo ngjyrë do të ishte zgjedhja e duhur. Portokallia gjithashtu është në të njëjtën kategori, por ajo ka të bëjë më shumë me stilin personal.

E kaltër
Ngjyra e kaltër është qetësuese, ajo përcjell paqe dhe relaks. Nëse jeni duke shkuar në një festë, kjo ngjyrë është e duhura, ajo shpesh përdoret dhe për të shfaqur anën tuaj sensitive, por tepër tërheqëse. Me një miksim ngjyrash tek simbolet e kollares si e kuqe, e verdhë dhe e kaltër do jeni brenda ‘kombinimit dinamik’ të shfaqjes së anës tuaj më të mirë.

E zezë
Kollarja e zezë është e lidhur ngushtë me eventet formale, siç mund të jenë festat e veçanta apo koktejet njihen ndryshe si eventet që duhet të keni një kollare të zezë. Duhet t’i ruani kollaret e zeza për këto lloj rastesh. Ndonjëherë ngjyra e zezë duhet kombinuar në kollare me simbolet ngjyrë të bardhë, për të mos shfaqur vetëm anën ‘e egër’.

E gjelbër
Siç shumë biznesmenë e dinë ngjyra e gjelbër është ngjyra e parave, ajo prezanton rilindje dhe rritje, është një mënyrë e mirë për të treguar veten si një drejtues i ri që po rrisni aftësitë, shkruan revista class. Kujdesuni për të shmangur nënkuptimet e gabuara të kësaj ngjyre si ngjyra e xhelozisë apo zilisë.

Kafe
Një kollare kafe projekton imazhin e një njeriu praktik dhe miqësor ndaj ambientit. Kjo ngjyrë thotë “unë mund ta përfundoj këtë punë”. Duket pak e mërzitshme dhe pa emocion, por tregon seriozitet dhe përkushtim. Kollarja kafe shfaq cilësitë që çdo punëdhënës kërkon në një miksim miqësor. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori