Ç’po ndodh në Kosovë? 73 persona nën akuzë për rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave si të dyshuar për rastin “Karaçeva”.

Akuza që rëndon mbi shumicën prej tyre, është për kontrabandim të mallrave.

Nëntë të tjerë akuzohen për veprën “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, derisa 20 për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në shtatorin e vitit të shkuar, Policia dhe Prokuroria ndërmorën aksion në fshatin Karaçevë, që është në kufi me Serbinë, duke prishur një rrjet që organizonte ilegalisht lojëra të fatit. U prishën shumë ndërtesa dhe u arrestuan shumë veta./albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 12:21