Efi finalistja e dytë e Big Brother Vip, largohen nga shtëpia Kiara dhe Bledi

Pas Luizit, Efi do të jetë finalistja e dytë e Big Brother Vip Albania.

Publiku ka vendosur që   Efi të jetë finalistja e dytë e Big Brother VIP 2, e cila do  të garojë për çmimin e madh.

Me shpalljen e saj si finaliste automatikisht u larguan nga shtëpia dy banorët e tjerë të rikthyer, Kiara dhe Bledi, pasi sipas rregullave vetëm një nga banorët e rikthyer në lojë mund të shkojnë në finale.

Kujtojmë se Efi, Bledi, Kiara dhe Qetsori garuan sot kokë me kokë për një vend në finale.

Në avantazhin që i’u dha si lider, Qetsori bëri një zgjedhje. Ai  i’u bashkua televotimit së bashku me Kiarën, Efin dhe Bledin, por për të garuar bashkë me ta, për finalistin e dytë.

/albeu.com/