“Ja fute Amerikës o trim”, dosja “Meta” fut në sherr Ramën me qytetarin: Unë nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese vendosi të mos shkarkojë presidentin Ilir Meta, duke hedhur kështu poshtë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky vendim mesa duket nuk është pritur mirë nga një qytetar, i cili ka akuzuar Ramën se ka ndihmuar Ilir Metën dhe perzonazhe të tjerë të politikës shqiptare.

Sipas qytetarit, Rama bën sikur është pro Reformës në Drejtësi, por në të vërtetë mbron e mbështet të korruptuarit shqiptarë.

Nga ana tjetër kryeministri ju përgjigj se nuk jeton as për të vjedhur e as me të vjedhur.

Replikat u bënë në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në Facebook.

“Ja fute Amerikes o trim . Sa ike ne Amerik, GJK e shpalli vendimin, si per ti thene Amerikanve qe nuk eshte faji im , GJK nga 7 anetare 6 votuan pro, nje ishte kundra, me naivi qe mendoi se reforma ne drejtesi po ecen. Ja fute popullit ja fute Amerikes ja fute te gjitheve. I keni ndare detyrat Meta vjedh , Sala vret Basha ben sikur bertet kape I hajdutin , dhe ti o trim ben sikur I denon e ben si I dashiruar me Amerikanet .. ben gjoja sikur jeni dashuruar me reformen ne drejtesi dhe fut ne burg kokrrat e vogla …. Dhe filmi vazhdon . Katershja behet dhe me e pasur vidh vrit bertit dhe mbro me reform tre te paret…… Ti perfaqesuesi i 1 milion votave qe erdhe ne pushtet edhe me voten time , ke pergjegjesi MORALE DHE POLITIKE per zgjedhjen e Metes si president. Sot vdiq reforma ne drejtesi , sot fitoi korrupsioni , sot fituan qelbesirat qe kan vjedhur dhe vrar kete popull per 35 vjet. Sot ne menyre indirekte u bere pal me palet e krimit. Ajo thenia e filmit ( PO KJO ISHTE LOJA MORE ) nje thenie qe i shkon pershtat me shume se kurre politikes se Tiranes. TURP TURP TURP”, kishte shkruar qytetari.

“Ilir Joti sharjet, perqeshjet, pergojimet nuk jane argumenta, nderkohe qe une nuk di te bej gjoja, s’kam ditur kurre te bej gjoja me punen time, sepse puna eshte pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka! Sa per vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngaterruar adrese, po kur njeriu nuk e ka mendjen te debatoje, po te denigroje, e ngaterron edhe adresen njesoj si i dehuri qe humbet rrugen… Une qe ta dish ti dhe kushdo flet me kete gjuhe, nuk jetoj as per te vjedhur as me te vjedhur, sepse kam shume respekt per emrin qe me kane lene te paret e mi dhe do t’u le femijeve te mi! Arsyeja pse po te pergjigjem eshte se une besoj qe cdo komunikimi i duhet dhene nje shans dhe nuk ka arsye per te mos e bere me njerezit e zakonshem qe hyjne e komentojne ketu, edhe kur e tejkalojne kufirin etik! Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se ne vend se te harxhohen germa e fjali shqip per te share e per te perqeshur, mund te perdoren per te degjuar njeri-tjetrin ME NJERZILLEK”, komentoi Rama./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 16:19