Banorët e pallatit njoftuan për një aromë të keqe, gjendet i pajetë 30 vjeçari

Një djalë 30-vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Yzberisht ditën e djeshme.

Djali mësohet se prej 1 muaji jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa dyshohet se ishte dhe i sëmurë.

Trupi i te riut u gjet paraditen e sotme, pasi policia dhe zjarrfikësja shpërtheu deren e banesës së tij, në një pallat në zonë.

Policia u njoftua nga banoret e pallatit, pasi kishte nisur të vinte një aromë e keqe në të gjithë pallatin.

Trupi i tij dyshohet se ishte dekompozuar.


Shtuar 3.06.2020 11:05