Ja pse nuk duhet të veshim çdo ditë të njejtat këpucë
Vishni të njëjtat këpucë çdo ditë? Nëse është kështu, ka ardhur koha të ndryshoni disa zakone. Nuk po e themi këtë që t’i përshtateni trendeve të modës, duke kombinuar çdo veshje me një palë këpucë të ndryshme, por për shëndetin e këmbëve. Së pari, për pjesën e parë të ditës duhet të mbani këpucë komode, kryesisht të sheshta.

“Çdo veprimtari e ditës duhet të ketë këpucët e veta. Vrapi, për shembull, duhet të ketë atlete komode, enkas për të vrapuar ose ushtruar. Kështu do evitoni lodhjen më të madhe por edhe tërheqjet e ndryshme që mund të ndodhin gjatë aktivitetit. Për ditën, në punë, mbani këpucë me material të butë ku mund të hyjë edhe ajri”-thonë ekspertët.

Sigurisht, këta të fundit nuk iu referohen zyrave ku takat janë thuajse kusht.

Le të kthehemi te pyetja fillestare; përse duhet ndërruar këpucët përditë?! Djersitja është arsyeja kryesore. Këpucët kanë nevojë të thahen e ajrosen përpara se të vishen sërish dhe koha që duhet është të paktën dy ditë përpara se t’i vishni sërish.
Nëse i alternoni atletet ose këpucët do të shmangni krijimin e mykut në këmbë e gishta. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori