Ja pse nuk duhet të qëndroni përballë kondicionerit
Gjatë stinës së verës kondicioneri zë një vend të rëndësishën në përdorimin e përditshëm por nesë nuk do të dimë ta përdorim atë do të na sjellë rrezik për shëndetin tonë.

Edhepse në 40 gradë nxehtësi nuk mund të funksionojë trupi i njeriut pa ajër të kondicionuar, megjithatë, mjekët paralajmërojnë se nuk duhet tepruar me të, sidomos në ndryshimin e madh të temperaturës së jashtme, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 8 gradë celsius. Përveç shok-ut termik në rast të ndryshimit të papritur në hapësirë të klimatizuar dhe anasjelltas, rreziku më i madh për shëndetin i referohet personave që kanë probleme me zemrën. Këta persona mund të përjetojnë sulm, madje edhe infarkt.

Çdo ndryshim i papritur në temperaturë, kur diferenca midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme tejkalon 10 gradë, mund të shkaktojë goditje apo shok termik në organizëm – deklarojnë mjekët. Enët e gjakut nuk mund aq shpejtë të kontraktohen dhe zgjerohen dhe të kryhet qarkullimi normal. Kjo shkakton mbingarkimin e zemrës dhe të gjitha enëve të gjakut, gjë që mund të çojë në asfiksion dhe presion të mushkërive, zemrës dhe stomakut, dhimbje që përhapet në supe e deri në gjendje infarkti.

Kjo nuk iu ndodhë vetëm personave me probleme të zemrës, por edhe njerëzve relativisht të shëndetshëm e në moshë të re. Veçanërisht kjo mund të ju ndodhë personave që punojnë në ambientë të mbyllura me ajër të kondicionuar, ku çdo ditë kalojnë disa orë dhe dalin papritmas në ajër të nxehtë në hapësirë të jashtme ku ndonjëherë temperatura tejkalon edhe nivelin 40 gradë.

Gjithashtupo aq e rrezikshme është të uleni apo qëndrojmë drejpërdrejt përballë ajrit të kondicionuar, konkretisht në ndonjë vend ku ajri i ftohtë i klimës drejpërdrejtë ju godet. Kjo mund të ju shkaktojë kokëdhembje, dhimbje të eshtrave dhe nyjeve, konkretisht shoferët e makinave të cilët shpesh ankohen për dhimbje në shpatullën e djathtë si pasojë e ajrit të kondicionuar.

Ajri i ftohtë asnjëherë nuk duhet të fokusohet direkt në qafë dhe shpinë, për shkak të rrezikut të nervit shiatik dhe bllokimit të trupit. Duhet të kujdeseni edhe për fytyrën tuaj, në mënyrë që të shmangni paralizën nervore apo ngërçet në fytyrë.

Dhimbje e fytit, veshit dhe sinuset. Qëndrimi i gjatë mund të shkaktojë edhe ftohje, dhimbje fyti, infeksione të veshit dhe sinuse, të gjitha këto si pasojë e fshehjes së bakterieve dhe viruseve nëpër këto pajisje të papastërta.

Mikroorganizma të ndryshëm qarkullojnë përmes ajrit të kondicionuar në organizmin e njeriut. Kjo ndodhë sidomos në rastet kur dhoma nuk është e ajrosur mirë, veçanërisht gjatë natës. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2016, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori