Ja pse ndiheni të përgjumur kur vjen pranvera
Pëlqej
Sapo vjen stina e pranverës dhe temperaturat fillojnë dalëngadalë të rriten nga pak, gjendja jonë fizike nis të përkeqsohet dhe ndjejmë këputje dhe lodhje, gjendje të cilën mjeksia kineze e quan “përgjumja pranverore”.

Këto simptoma janë reagime normale fizike të shkaktuara nga ndryshimi i stinëve. Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe bashkë me të edhe sekretimi i djersës, për të ulur humbjen e energjisë dhe për ruajtjen e temperaturës normale të trupit.

Me afrimin e pranverës shtohet qarkullimi i gjakut dhe sekretimi i djersës. Me këto reagime trupi ynë do të harxhojë më shumë oksigjen, duke pakësuar oksigjenin në tru. Për këtë trupi ynë do të frenojë aktivitete mendore për të ulur harxhimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut në tru. Për këtë ndihemi të përgjumur në pranverë. Megjithatë, përgjumja gjatë pranverës mund të lëshojë sinjale paralajmëruese për disa probleme të fshehura.

1. Anemia Më sipër thuhet se rritja e temperaturës në pranverë sjell problemin e uljes së qarkullimit të gjakut në tru, duke shkaktuar përgjumje, marramendje, dhimbje koke, tringëllima në vesh, paqëndrueshmëri mendore, zbehje në fytyrë etj.

3. Mungesa e oksigjenit në tru. Shumë prej të moshuarve kanë probleme me arteriet dhe qarkullimin e pamjaftueshëm të gjakut në tru. Nëse keni përgjumje të tepërt në pranverë së bashku me uljen e kujtesës, reagime të ngadalëshme dhe simptoma të tjera psikologjike dhe nervore, mund të keni probleme me sistemin nervor dhe cerebrovaskular.

4. Çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit. Pengesa në traktin e sipërm respirator (goja, hunda, sinuset etj), ndalimi i frymëmarrjes në gjumë mund të shkaktojnë mungesën e oksigjenit dhe pushimet gjatë gjumit. Si rezultat, gjatë ditës mund të keni lodhje dhe përgjumje.

5. Sëmundjet e zemrës Sëmundjet e ndryshme të zemrës mund të shkaktohen si pasojë e një serë problemesh me gjakun dhe sistemin kardiovaskular me bllokimin e arterieve etj. Këto arsye mund të sjellin lodhjen, aritmi, probleme me frymëmarrjen, ngushtësi në gjoks, marramendje dhe simptoma të tjera, të cilat mund të keqësohen më tej pas aktiviteteve dhe të përmirësohen pas pushimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori