Shpesh ne ngrihemi në mëngjes dhe e ndiejmë veten të
lodhur dhe pa energji. Kjo është një
gjendje që mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit, kafja e tepërt apo niveli i ulët i hekurit në gjak, dhe nga dehidratimi.
Ka disa mënyra që ju vijnë në ndihjmë në mënyrë që ju të rifitoni energjitë e humbura, siç mund të jetë përdorimi i çokollatës së zezë dhe në vend të kafes përdorni çajin xhenxhefil.
Gjithashtu duhet të përdorni dhe praktikën e frymëmarrjes së thellë për të rritur
oksigjenin gjatë ditës. Këtë duhet ta bëni nga katër herë deri në gjashtë herë. Kjo qetëson trupin dhe redukton stresin.
Nëse keni mundësi të shtriheni për disa minuta pasi ndiheni të
lodhur kjo do të lejonte qetësimin e sistemit nervor duke e lënë atë në
gjendje qetësie. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2015,
ora 09:48