Lulet nga helikopteri “pushtojnë” BB VIP, surpriza që përloti një nga banorët (FOTO LAJM)

Donaldi ka kaluar disa ditë të vështira në “Big Brother VIP”. Debati me Einxhel e ka lënduar shumë(sikurse edhe Einxhelin) dhe këtë javë ka qëndruar shumë vetëm. Po ashtu mbrëmjen e djeshme edhe gjatë spektaklit edhe pas tij ka debatuar me tone të ashpra me Einxhel, Ilirin, Arjolën.

Ditën e sotme Romeo e ka surprizuar në mënyrën më të veçantë. Ai ka fluturuar me helikopter sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” teksa në shtëpi është vendosur një audio-mesazh.

“Të gjithë ju që jeni jeni më të mirët. Ju urojmë suksese. Demi vëllait…përgjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”- tha Romeo.

Ky moment ka emocionuar shumë Donaldin i cili është përlotur dhe emocionuar.


Shtuar 5.02.2022 13:59