Ja pse këshillohet të mos i prekni flokët me duar
A ju ka ndodhur shpesh të shikoni njerëz që janë të fiksuar për të prekur flokët e tyre edhe pa pasur një arsye, madje ju mund të jeni ndër ata njerëz që e bëjnë një veprim të tillë? Kjo jo vetëm që është gjest që bezdis të tjerët, por nuk këshillohet as nga estetistët. Zbuloni disa nga këshillat që do ju ndihmojnë për ti mbajtur duart larg flokëve.

Studiuesit thonë se prekja e flokëve me duar vjen nga disa arsye. Së pari është parehatia, më pas pasiguria dhe në fund flirti. Nëse kjo e fundit është plotësisht e ndërgjegjshme, këtë herë vëmendja përqendrohet tek dy të parat.

Stilistët e flokëve thonë se ky është një problem që ndodh shumë shpesh tek vajzat, madje shpesh herë te shumë vajza është kthyer në ves. Sidomos vajzat me flokë kaçurrela janë më të prirura të fitojnë këtë zakon jo shumë të mirë, dhe gjithashtu thuhet se ata rrezikojnë me shumë, pasi flokët kaçurrela janë më të dendura dhe vetvetiu mësohen të luajnë me flokët e tyre.

Vajzat që kanë flokë kaçurrela shpesh i rregullojnë ato me duar dhe me solucione të ndryshme sa herë që i lajnë flokët, por pak prej tyre marrin parasysh se kjo është e dëmshme për flokët, pasi me kalimin e kohës, kaçurrelat bien.

Ndodh jo pak herë që ndërkohë je duke parë televizor, duke lexuar një libër dhe në mënyrë të pandërgjegjshme e gjen veten duke luajtur me flokët, një mënyrë është t’i mbash të mbledhur për të shmangur lojën me duar.

Për sa kohe e ke këtë ves, mirë është që për disa kohë të mbash flokët e lidhur deri sa të fillojë të zbehet deshira për të luajtur me ta. Një mënyrë janë edhe maskat e ndryshme natyrale. Kështu, jo vetëm largon duart nga flokët, por edhe i ushqen dhe i hidraton ato.

Ndërsa pas dushit dhe tharjes, flokët janë më të butë dhe të provojnë t’i prekësh, përpiqu që t’i krehësh në mënyra të atillë që t’i largosh gjithmonë nga fytyra. Kështu nuk të pengojnë shikimin, por edhe nuk të provokojnë prekjen.

Sa herë që i prek, ji e sjellshme me flokët. Mos harro që sa herë i prek mund t’u sjellësh atyre dëme, si t’i këpusësh dhe dëmtosh majat.

Mos përdor shumë balsam. Zbutja e tepërt që krijon balsami i bën flokët më të rëndë dhe të parehatshëm, shkruan revista class. Në këtë mënyrë provokon edhe më shumë “sikletin” e prekjes së flokëve.

Gjithmonë kujto se nuk e ke të nevojshme të prekësh flokët, e nëse kjo nuk është arsye e mjaftueshme, atëherë mendo që po i shkakton flokut një dëm shumë të madh. Por në rast se ky veprim bëhet qëllimisht për të flirtuar nuk ka asgjë të keqe, vetëm kujdes mos ju behet zakon./Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori