Në të gjitha vendet e industrializuar, gratë jetojnë mesatarisht 5-6 vjet më gjatë se meshkujt, të avantazhuara sipas disa
studimeve, nga faktorë hormonalë, sociologjikë dhe kulturorë. Por e njëjta situatë përsëritet tek pothuaj të gjitha qeniet e gjalla dhe sipas të gjitha gjasave, sekreti më tepër se sa në stilin e jetës, ndodhet në gjene.
Sipas kërkueseve të ‘Monash University’, sekreti lidhet me ADN
mitokondriale, njësia që konverton molekulat ushqimore në energji. Kjo ADN, në fakt, ndryshe nga ajo normale, trashëgohet ekskluzivisht nga nëna te fëmija, por transmeton karakteristikat e plakjes vetëm tek fëmijët meshkuj. Tendenca e femrave, që për nga jetëgjatësia ia kalojnë meshkujve, është e njëjtë edhe tek kafshët. Sipas disa
studimeve sugjerohet se këto mutacione
mitokondriale shkaktojnë plakjen më të shpejtë të gjinisë mashkullore në tërë mbretërinë e kafshëve.
“Mallkimi i nënës”, kështu është pagëzuar fenomeni i studiuar nga shkencëtarët anglo-australianë, të cilët morën në shqyrtim ADN-në
mitokondriale të një lloj fluture, e përdorur për hulumtime
gjenetike në laboratorët në mbarë botën. Analiza tregoi se mutacionet e dëmshme kanë tendencë për t’u akumuluar në mitokondri gjithmonë në dëm të mashkullit, sepse, ndërsa ADN e bërthamës qelizore është e trashëguar 50% nga nëna dhe 50% nga babai, ADN
mitokondriale është trashëguar vetëm nga nëna.
Sipas studimit të botuar në ‘Current Biology’, ndryshueshmëria
gjenetike e mitokondrive lejon të parashikohet në një farë mënyre pritshmëria e jetëgjatësisë së një mashkulli në raport me një femër. Objektivi i ardhshëm i shkencëtarëve do të jetë Të zbulojnë mekanizmat gjenetikë që mund të zbatohen për të ‘kompensuar’ efektet negative të këtyre mutacioneve, duke mbrojtur në këtë mënyrë të ashtuquajturin “seksi i fortë” nga “brishtësia” e tij. /shqip/
Shtuar më 06/08/2012,
ora 16:50