Të gjithëve na ndodh që kur jemi duke
udhëtuar me makinë të karikojmë telefonin brenda mjetit me të cilin jemi duke
udhëtuar.
Por nuk e kemi ditur që ky është një veprim mjaft i gabuar. Sipas ekspertëve karikimi i Phone gjatë udhëtimit tuaj mund të jetë një gabim i madh. Pse?
Sepse, porta USB në automjetin tuaj ndoshta siguron më pak
energji elektrike se sa i duhet telefonit tuaj me të vërtetë për t’u karikuar.
Si rezultat,
telefoni juaj mund të ndalojë ndërsa merr karikimin, ose më keq – mos të karikohet fare. Gjithashtu
telefoni juaj mund të marrë shumë
energji që nuk i duhet.
Një karikues i dëmtuar mund të ofrojë
energji të paqëndrueshme të pajisjes, duke shkaktuar mbinxehje, dëmtime të komponentëve të brendshëm ose në rast të rrallë, shkatërrimin e pajisjes.
Shtuar më 25/10/2019,
ora 19:13