Takoi Thaçin në burgun e Hagës, Rama: Një çmallje e nevojshme, do të provohet pastërtia e luftës Çlirimitare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në burgun e Hagës ku përballet me akuza për krime lufte në kohën kur ai ishe në krye të UÇK-së.

Rama tha se Thaçi dukej mirë dhe se në fund do provohej pastërtia e luftës Çlirimtare.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjatë në top formë. I bindur, mbase dhe më shumë sesa kur e kam takuar para se të vinte këtu,  që kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të treguar katërçipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës Çlirimtare dhe natyrisht pastërtinë e idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK. Nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë ne jemi të bindur se lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet apo të futet në korniza të tjera, sepse është e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë dhe përpjekjet për të vijuar më tej për Kosovën demokratike dhe sovrane”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.05.2022 14:48