Ja pse duhet të konsumojmë fruta të thata
Frutat e thata janë cilësuar si ushqime të shëndetshme dhe këshillohet që ato të konsumohen në përditshmërinë tonë. Arrat, lajthite, bajamet dhe te gjithë farat vajore kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes. Ma poshtë jepen disa detaje për farat e thata si;

Farat vajore, që ndryshe quhen frutathata bëjnë pjesë arrat, bajamet, lajthite, farat e pishës, stikat, kikirikët dhe farat e kungullit.

Efektet e shëndetshme
Motivet për të cilën duhet të konsumojmë sa më shumë frutathata është sepse janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina, minerale, fibra dhe substanca të duhura për organizmin. Farat vajore janë të pasura me yndyra të cilat thithen lehtë nga organizmi ynë.

Frutat e thata dhe ndikimi i tyre në shëndetin tonë
Farat vajore janë shume te pasura me tokoferol një ushqyes vitaminik shume i rëndësishëm për jetën e njeriut dhe antioksidante te fuqishëm. Gjithmonë fal kësaj substance farat vajore bëjnë shume mirë për lëkurën dhe hidratimin e saj. Është e rëndësishme te ruhen ne mënyrë te përshtatshme dhe te konsumohen ne momentin kur i qërojmë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori