Ja pse duhet me patjetër të konsumojmë shalqi këtë verë
Pëlqej
Shalqiri është një nga frutat më bujarë dhe një domosdoshmëri në ditët e nxehta të verës.
Këto janë disa nga sëmundjet që ky frut i mrekullueshëm na ndihmon ti shërojmë.

Sëmundjet e veshkave-Shalqinjtë përmbajnë shumë kalium, gjë që është shumë e dobishme për nxjerrjen jashtë ose pastrimin nga depozitimet toksike në veshka. Për më tepër, është e dobishmereduktimin e përqendrimit të acidit urik në gjak, duke zvogëluar kështu gjasat e dëmtimit të veshkave dhe formimin e gurëve në veshka.

Parandalojnë goditjet nga nxehtësia-shalqiri është shumë efektiv në reduktimin e temperaturës së trupit tuaj dhe tensionit të gjakut. Sasia e lartë e ujit që përmban shalqiri gjithashtu nxit lirimin e lëngjeve të tepërta në formën e djersës, që freskon trupin tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës.

Tensioni i lartë i gjakut- Sasia e shumtë e kaliumit dhe magnezit e pranishme te shalqinjtë është shumë e dobishme në drejtim të zvogëlimit të tensionit të lartë të gjakut. Kaliumi konsiderohet një vasodilator (zgjerimi i enëve të gjakut) , që do të thotë se e liron tensionin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke stimuluar rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe reduktimin e stresit në sistemin kardiovaskular.

Parandalon kancerin-Gjithnjë e më shumë vitet e fundit shalqinjtë kanë qenë në sy të publikut, kryesisht për shkak të nivelit të tyre mbresëlënës të likopenit, një kompleksi karotenoid fitonutrient që është gjithnjë i lidhur me parandalimin e kancerit.

Kundër diabetit- Pacientët diabetikë, të cilët supozohet të kenë një dietë të ulët energjie dhe dietë të ulët të sheqerit, shpesh ankohen pasi nuk arrijnë të hanë ushqimin e tyre, gjë që u jep atyre ndjesinë se janë gjysmë të ushqyer. Shalqinj mund të jetë një shtesë e mirë për ta.

/albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori