U arrestua sot, tre veprat e rënda penale për të cilat u vu në pranga Lefter Koka

SPAK ka vënë në pranga sot ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se arrestimi i tij vjen pas hetimit të SPAK për dosjen e incenaratorëve të denoncuar nga PD, LSI dhe Nisma Thurje. Mësohet se ish-ministri akuzohet për vepra të rënda penale si “pastrim parash” dhe “shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Padia e fundit në SPAK e bërë nga PD, për inceneratorin e Tiranës denonconte Kokën bashkë me kryeministrin Rama, Veliaj, Ahmetaj, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ish-ministri Lefter Koka doli si deputet në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e Durrës por vetëm 9 ditë para betimit ai hoqi dorë nga mandati.

Me anë të një reagimi publik Koka deklaruar se ka ardhur koha të mbyllë kapitullin e politikës, por si fitues.

Duke falenderuar të gjithë ata që e votuan, Koka sqaroi se me vendimin e tij për të mos e marrë mandatin e deputetit është njohur edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.12.2021 12:38