Plagoset me mjet prerës 19-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë 19-vjeçari O.Sh është plagosur me mjet prerës. Ndërkohë uniformat blu po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

/AlbEu.com/


Shtuar 21.02.2023 21:58