Skriniar zbulon ëndrrën e Inter-it dhe objektivin personal

Milan Skriniarsi ka folur për objektivat e tij dhe të skuadrës në një intervistë të dhënë për DAZN.

“Do të më pëlqente të bëhesha kapiten i Inter-it. Megjithatë, nuk mendoj për këtë për momentin. Kapiteni nuk është vetëm ai që ka shiritin në krah, por mund të jetë kapiten secili që është në fushë. Si? Duke bërë pjesën e tij dhe duke ndihmuar skuadrën”, ka thënë Skriniar.

Për objektivat e skuadrës:

“Duam yllin e dytë (titullin numër 20), po punojmë për këtë. Jemi një grup i fortë dhe e tregojmë këtë çdo ditë. Që në stërvitje duket që jemi shumë të fortë.

Më pas kemi një trajner dhe një staf teknik shumë të fortë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu deri në javën e fundit dhe të shikojmë se çfarë ndodh. Por objektivi është ky. Ylli i dytë është një ëndërr për ne”.


Shtuar 13.01.2022 18:58