Ja gabimet që s’duhen bërë në banjo
Banjo është ambjenti që herë pas here ka dhe kujdesin tonë me qëllim që të rrijë një ambjent sa më i pastër dhe larg mikrobeve. Në të vërtetë ekzistojnë disa veprime që ne mund ti bëjmë në banjo pa e ditur se po i bëjmë në mënyrë të gabuar. Disa nga këto veprime të gabuara janë;

Përdorni të njëjtën furçë dhëmbësh edhe pasi keni qenë sëmurë
Shpesh jemi të ftohur apo me grip dhe pavarësisht kësaj përdorim të njëjtën furçë edhe kur shërohemi. Kjo është absolutisht e dëmshme për shëndetin pasi mikrobet që gjenden në pështymë dhe mukusin e gojës mbeten aty, duke rritur kështu rrezikun e infeskioneve.

Mbani të gjitha furçat e dhëmbëve në një gotë
Një gjë e tillë nuk duhet bërë as kur jetoni me familjen dhe as me shokë apo shoqe. Secila furçë duhet të ketë vendin e saj, pasi nëse ata prekin njëra-tjetrën atehërë mund të infektoheni.

Vini sapunin në një sipërfaqe të sheshtë dhe pa vrima
Të vësh sapunin në një vend të tillë inkurajoni rritjen e mykut, pasi sapuni i lagësht është një vend ideal për shumimin e baktereve.

Harroni të pastroni perden e dushit
Lagështira e krijuar në perden e dushit shkakton myk, i cili mund të sjellë astmë dhe alergji.

Nuk dezinfektoni vaskën
Të bësh dush është një nga kënaqësitë e jetës, por nëse harroni vaskën tuaj pa dizinfekuar atëherë infeksioni që mund të prekë pjesët intime, të çarat apo plagët mund t’iu hap shumë probleme.

Lini briskun e rrojës në dush
Këtë nuk duhet ta bëni pasi përdorimi i tij disa herë ju ekspozon ndaj baktereve dhe ndryshkut.

Përdorni një sfungjer më shumë se 3 muaj
Sfungjeri i përdorur në banjë tërheq më së shumti bakteret. Nëse e përdorni, gjithmonë pas larjes duhet ta vini që të thahet në të kundërt do të mbushet plot me baktere. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori