Ja gabimet më të shpeshta që bëni me makeup-in
Sipas Social Media Today, një person shpenzon mesatarisht gati dy orë në ditë duke lundruar në internet apo nëpër hapësirat virtuale, e thënë ndryshe gjatë gjithë jetës sonë ne kalojmë 5 vite e 4 muaj në facebook, instagram, snapchat, whatsapp e aplikacione të tjera.

Fotot janë ato që marrin kohën më të madhe të femrave, shkruan Living.

Për t'u siguruar që në çdo foto ju do të dilni bukur shmangni gabimet e mëposhtme që kanë të bëjnë me grimin.

1.Mos e teproni me pudrën.

Ngjyra artificiale e kremit pudër do i largojë fytyrës suaj shkëlqimin natyral. Kini kujdes me kremrat matt, pasi priren të thajnë lëkurën tuaj.

2. Vetullat

Lyerja e vetullave me laps mund të duket e thjeshtë, por nuk rezulton e tillë. Ju duhet të gjnei nuancën e duhur dhe duhet të dini pikat e aplikimit. Nëse lyeni të gjithë vetullën me laps, e sigurtë që kjo do të prishë harmoninë e fytyrës.

3. Qerpikët

Nëse me vetullat, ju thamë mos të e tepronit, me qerpikët vazhdoni... Sa më të gjatë e të dendur aq më bukur do të dukeni në foto. Mos harroni asnjëherë të ktheni e të lyeni qerpikët.
Shtuar më 19/03/2017, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori