Marrëdhënie e ftohtë me Albin Kurtin? “Zbutet” Rama: Sajesë e madhe!

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive ka zbuluar detaje mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pyetje: Çfarë produkti kishte vizitae sotme në Kosovë, ishin një mundësi për të kapërcyer marrëdhëniet e ftohta me Kurtin?

Edi Rama: Marrëdhëniet e ftohta, janë një sajesë. Nuk është sekret që kemi një mosdakortësi për Ballkanin e hapur.

Por përtej kësaj, ne jemi në kontakt, sot e vizituam Kosovën pas marrjes së mandatit të tretë nga parlamenti, tema kryesore ishte çuarja përpara e bashkëpunimit të bërë, sa janë jetësuar, sa jo.

Duke krijuar një sekretariat të përbashkët në funksion të dy qeverive që ramë dakort ta mbajmë në ditët e fundit të nëntorit, në Durrës. Datën s’e kemi fiksuar akoma. /albeu.com/

 


Shtuar 27.09.2021 21:28