Ja femrat që duhet mbajtur larg
Cilat janë femrat, që sipas meshkujve, duhen evituar dhe mbajtur larg sepse sjellin probleme gjatë një lidhjeje?

Nusja e ardhshme
Kjo lloj gruaje vuan lëvizjen e akrepave të orës biologjike dhe qëllimi i saj i vetëm është gjetja e një burri që ta çojë në altar. Nuk ka rëndësi nëse ishte një vajzë e lirë dhe e pavarur me parë, tani në çdo moment ajo mendon për të gjetur princin e saj. Shpeshherë ajo bën edhe zgjedhjet e gabuara për shkak të nxitimit në lidhje me partnerin.

Unë e di më mirë
Bisedat shkojnë shumë mirë për aq kohë sa ka dialog. Vështirësia nis kur duhet vendosur, kush ta thotë fjalën e fundit. Pikërisht këto lloj femrash, që thonë një lumë me fjalë pa ndaluar, bëhen të mërzitshme dhe përsërisin vetveten. Ato kanë si qëllim që të thonë gjithnjë diçka edhe kur nuk është vendi dhe momenti për të folur.

Gruaja ‘porcelan’
E ndjeshme dhe delikate deri në ekstrem. Gra të këtij lloji kërkojnë që të tjerët të përkujdesen shumë për të, sepse çdo fjalë, kritikë, batutë, koment mund të shkaktojë krizë të tmerrshme për ditë të tëra. Shkurt me femra të tilla, meshkujve do u shkojë jeta duke kërkuar falje.

Gruaja ‘bankomat’
Shpenzime, shpenzime, shpenzime është kryefjala e tyre. Mobilim shtëpie, ‘shopping’, këpucë, lule, aksesorë janë kërkesat kryesore për të marrë kartën e kreditit të partnerit. Këto lloj grash janë kërëcënik për xhepin tuaj.

Diktatorja
Nis me fjalët se bluza nuk ju shkon, duhet të vishni me mirë këmishën, duhet të ndryshoni modelin e flokëve…Më pas vijon duke kontrolluar çdo aspekt të jetës suaj, duke nisur, që nga zakonet e përditshme, miqtë që frekuentoni, fjalët dhe bisedat që bëni. Në fund një burrë do ta ndjejë veten të transformuar nëse pranon lidhjen me partnere të tillë.

E pasigurta
Në fillim gra të këtij lloji janë të ëmbla, pasi të mbulojnë me pyetje naive pa fund. Më pas zbulohet se tek to ka një pasiguri të thellë që manifestohet me xhelozi prej maniakeje. U telefonojnë partnerëve të tyre 20 herë në ditë, kërkojnë të dinë gjithçka, jetojnë në terror nga frika se mos braktisen. Dashuria e tyre kthehet në obsesion.
Shtuar më 12/02/2011, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori