Ja dreka e duhur për fëmijët tuaj në shkollë
Sanduiç: përgatitet shumë lehtë, përdorni bukë me drithëra në vend të bukës së bardhë. Qëndroni larg sallamit dhe produkteve të përpunuara. Në vend të tyre mund të përdorni mish të freskët, peshk ton ose sallatë veze. Edhe djathi është një mundësi e mirë sepse përmban shumë kalcium. Krahas kësaj sanduiçit mund t’i shtoni disa feta domate dhe gjethe sallate jeshile.

Fruta: frutat e freskëta të hapin më shumë oreksin. Ndani frutat në formë kubike dhe pranë tyre vendosni dhe një tas të vogël me kos. Brenda kosit mund të hidhni dhe pak lajthi dhe bajame nëse fëmijës suaj i pëlqen.

Lëngjet: objektivi juaj kryesor duhet të jetë pakësimi i sasisë së sheqerit dhe shtimi i vitaminave. Për ta realizuar atë duhet të qëndroni larg pijeve të gazuara dhe lëngjeve të frutave të gatshme si dhe t’i jepni një shishe me lëngun e frutave të përgatitur në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori