Ja disa fakte interesante për qepën
Pëlqej
Sipas studiuesve spanjollë, qepa është mbretëresha e tavolinës, ku përdoret në çdo gatim kuzhine. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj ka fibra dhe flavonoide, të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.

Kërkuesit zbuluan se qepa pastron dhe detoksifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit. Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Një dietë mjaft e mirë do të ishte dhe me përdorimin në mënyrë të rregullt të tyre. Ato ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori