Ja ç'të hani gjatë verës
Vera, përveç relaksit dhe argëtimeve, sjell me vete dhe thyerjen e rregullave të ushqimit. Shtohen takimet me shoqërinë dhe bashkë me to shtohen dhe rastet për të konsumuar vakte të bollshme dhe shumë pak të ekuilibruara me të afërm dhe miq, të cilët e kemi të vështirë t’i takojmë gjatë vitit.

Për të mos hequr dorë nga kënaqësitë e tavolinës gjatë verës, ja disa sugjerime për të:

- Niseni ditën me një mëngjes të mirë. Shpesh, kur jemi në punë, ritmi i shpejtë i mëngjesit nuk na jep shumë mundësi për të ngrënë mëngjesin, i cili në fakt përbën dhe vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në këtë fazë të ditës nis prodhimi i hormoneve kryesore, siç janë kortizoli, adrenalina, noradrenalina etj. Mëngjesi është momenti më i mirë për të konsumuar fruta të stinës.

- Konsumoni perime në çdo vakt. Perimet janë një burim i pasur antioksiduesish, fibrash, vitaminash dhe oligomineralesh; duhet të jenë prezentë në çdo vakt në tavolinë dhe të paktën një herë në ditë është e nevojshme të konsumohen dhe të pjekura në skarë.

- Të përcaktoni në detaje darkën. Vakti i darkës është ai më i vështiri për t’u tretur gjatë periudhës së pushimeve. Përveç perimeve që i përmendëm më lart, përpiquni të hani dhe një pjatë pastash (makaronash) të ndryshme. Duhet të kihet parasysh gjithnjë evitimi i konsumimit të sallameve dhe djathërave.

- Hidhni sa më pak kripë të jetë e mundur në pjatë. Kripa nuk është e këshillueshme për askënd, dhe jo vetëm për ata që kanë probleme zemre dhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Përdorimi i erëzave është në varësi të shijeve.

- Limitoni pijet alkoolike dhe pijet e gazuara. Gota klasike e verës gjatë ngrënies së vaktit bën shumë mirë, ndihmon tretjen dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

- Shtoni aktivitetin fizik. Asnjë nuk mundet dhe nuk duhet të heqë dorë nga lëvizjet akrobatike; një shëtitje në mal, ose gjatë bregut të detit, i bën mirë çdokujt.

- Hiqni dorë nga ushqimet që ju bëjnë dëm apo alergji.

- Pini ujë sipas dëshirës, por duhet të dini që shtimi i pirjes së ujit në verë duhet të bëhet, pasi për shkak të djersitjes, ne humbasim shumë lëngje dhe është e domosdoshme të pimë sa më shumë, për të mos dehidratuar lëkurën. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori