Ja cili është çelsi i suksesit
Suksesi në jetë është i lidhur ngushtë me imagjinatën. Albert Ajnshtajn ka thënë se, "Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria".

Një fitues i çmimit “Nobel” shpjegon pse është e rëndësishme të përdorim imagjinatën. "Dija dhe imagjinata janë të dy komponentë të rëndësishëm, por dija pa imagjinatë nuk ka kuptim", thotë fizikani fitues i çmimit "Nobel", Frank Wilczek.

Jo shumë njerëz e marrin për bazë atë që ka ndodhur në fizikë gjatë shekullit XX, por tek ekuacionet dhe problemet e saj mund të gjejmë çelësin për sukses.

Jo të gjithë janë të mirë në zgjidhjen e ekuacioneve, pasi ekzistojnë formula të shumta e të vështira për të arritur në përfundime të sakta, por fizikanët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë e ekuacioneve më shumë se sa me njohuritë, ka të bëjë me imagjinatën.

Çelësi është të mendojmë zgjidhje të ndryshme për një problem matematikor, duke e përfytyruar thjesht si një lojë, asgjë më shumë. Ligjet e zbuluara në botën kuantike janë shumë të çuditshme. Ju duhet thjesht të luani dhe të përdorni sa më shumë imagjinatën. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori