Kërcënon me jetë dhe rreh gruan, prangoset 45-vjeçari në Bulqizë

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve të policisë, dushohet se personi në fjalë, i ka kryer veprimet e lartëpërmendura në prani edhe të fëmijëve të tij të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi për jetën bashkëshorten e tij, vihet në pranga 45 vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K., 45 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./albeu.com/