Ja çfarë shkakton përdorimi i takave për trupin
Përdorimi i takavelarta sjell probleme të shumta në shëndetin e këmbëve, por sërish ajo nuk i ndalon femrat që ti përdorin ato ditë e natë. Sipas një studimi të publikuar në ‘JAMA’ tregon që përdorimi i takavelarta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht.

Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta?
Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath taka të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni.

Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës, shkruan Femina. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.

Rreziqet e mbathjes së takavelarta:
– Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës;
– Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon;
– Mpirje në gishtërinjtë e këmbës;
– Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës

Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësiht nga takat e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2016, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori