Ja cfarë shkakton në trupin tuaj një pije energjike
Të gjithë e konsumojmë kur kemi nevojë për pak energji dhe kthjelltësi por shikoni se cfarë mund të shkaktojë një pije energjike në trupin tuaj:

Pas 10 minutave
Vetëm 10 minuta pasi e keni konsumuar këtë pije energjike, kafeina hyn në qarkullimin tuaj të gjakut duke rritur shtypjen e gjakur dhe rrahjet e zemres.

Pas 15-45 minutave
Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin dhe rezultati është një kthjelltësi dhe inteligjencë më e lartë.
Pas 30-50 minutave
E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

Pas 1 ore
Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

Pas 5-6 ore
Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

Pas 12 orëve
Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

Pas 12-24 orëve
Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kete pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

Pas 7-12 ditëve
Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.


Shtuar më 17/06/2017, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori