Ja çfarë shkakton debati në çift
Debati në çift është një arsye më shumë e shtimit në peshë. Sipas një studimi të kryer nga Universitetit të Ohajos, ku u morën me studimin e çifteve që kishin tre vjet të martuar dolën në përfundim se debatet e tensionuara në jetën bashkëshortore të çojnë në shtimin në peshë.

Gratë dhe burrat të cilët debatonin më shumë me njëri-tjetrin digjnin më pak kalori pas ngrënies sesa çiftet që nuk debatonin. Kjo diegie kalorish çonte në shtim peshe prej 6 kg. Jo vetëm kaq, por këto çifte kishin edhe një nivel më të lartë insuline, e cila ndikon në grumbullimin e yndyrave dhe triglicerideve.

Sipas drejtuesit të këtij studimi Jan Kiecold-Glaser,“Rezultati tregon se stresi çon në obezitet.” /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori