Ja çfarë nuk keni ditur për sytë
Sytë janë pasqyra e shpirtit, janë pjesa më të cilën ne identifikojmë mjedisin përreth. Sa herë që shikoni njeriun që e dashuroni, bebëzat dyfishohen për nga madhësia që kanë.

Çdo qerpik në syrin tuaj ka jetëgjatësi, por a e keni ditur se qëndrojnë vetëm 5 muaj dhe më pas zëvendësohen me të rinj. Kornea e syritnjeriut është krejtësisht e ngjashme me atë të peshkaqenit, ky i fundit është përdorur edhe për operacionet e syritnjeriut.

Mbyllja dhe hapja e syrit zgjat 100 deri 150 minisekonda, ju mund t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë pesë herë për një sekond. Njerëzit që kanë sytë e kaltër mendohet se ngjyra kaltër e syve ka filluar para 10,000 vjetëve për shkak të mutacionit gjenetik.

Nga 7 miliardë njerëz, vetëm 2 përqind e tyre kanë sytë ngjyrë të gjelbër, ndërsa vetëm 1 përqind e tyre kanë ndryshime në sy për nga ngjyra, pra njërin kanë një ngjyrë tjetrin ngjyrë tjetër. /albeu.com/


Shtuar më 27/05/2016, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori