Ja çfarë do të thotë të kesh një tatuazh të tillë (FOTO LAJM)

Në shoqëritë e sotme tatuazhet, "piercings" dhe format tjera të modifikimeve të trupit janë bërë shumë më të pranueshme dhe normale.

Të bësh një tatuazh është një gjë shumë e vështirë, pasi që është një vendim për të cilin mund të pendohesh, por për shumë njerëz një tatuazh zakonisht ka kuptime shumë personale.

Edhe përse unazat gjenden zakonisht në gishtërinjtë tonë, Një ndër llojet më të veccantë të një tatuazhi është ai i një spangoje të kuqe është bërë shumë i famshëm qysh nga përhapja e asaj se çfarë do të thotë ky tatuazh.

Besohet që domethënia vjen nga Azia, ku "Spangoja e Kuqe e Fatit", është një profeci e vjetër që beson se Zoti e lidh një spango të kuqe e cila nuk këputet asnjëherë, mes një personi dhe shpirtit binjak të tij/saj.

Shumë persona janë inspiruar nga kjo profeci dhe e kanë bërë tatuazh këtë, pasi që besojnë se asgjë nuk mund t’i ndajë ata me personin që e dashurojnë. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2016, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori