Ja çdo të thotë të jesh beqar
Të qenët emocionalisht i lirë është dëshira e të gjithëve, por kjo është një mundësi që të jepet në stadin e beqarit. Jeta është një sprovë që shpesh ne përpiqemi të durojmë shumë gjëra, jeta në çift jep shumë kënaqësi, gjithashtu dhe nëse je i dashuruar, por ka shumë probleme të tjera që mund të krijohen në këtë marrëdhënie.

Disa studime nxjerrin në pah kënaqësinë e të qenit beqar si:

Nuk keni asnjë datë për të cilën duhet të kujtoni
Ditëlindje, përvjetorë etj, agjenda e një çifti është gjithmonë me data të cilat duhet ti mbajnë mend. Sipas sondazhit të zhvilluar, kujtimi i datave streson 35% e të anketuarve.

Nuk keni vjehërr, nuk keni stres
Rreth 24% e të anketuarve janë alergjik nga vjehrrit, kjo kthehet në avantazh për ata të cilët janë beqar.

Nuk ka krizë
Herët a vonë edhe lidhjet më të forta kalojnë një krize, kohët e fundit e ardhur si pasojë e rrjeteve sociali në jetën e të gjithëve apo probleme të tjera. Kjo sjell zënka, debate, problemeshpesh prekin sferën sentimentale. 18% e të anketuarve deklaruan se e kanë përjetuar këtë gjendje shpirtërore.

Para të shpenzuara mirë
Beqarët mund të shpenzojnë parat siç dëshirojnë, për pushimet që preferojnë pa i dhënë llogari askujt për sa i përket parave. Për me tepër nuk janë të detyruar të bëjnë dhurata të kushtueshme. Bërja e dhuratave nuk pëlqehet nga 13% e të anketuarve.

Nuk ka tradhti
Nëse nuk jeni në një lidhje nuk mund t’iu tradhtojnë. 10% e të anketuarve janë dyshues dhe nuk besojnë tek besnikëria. Tradhtia mund të shndërrohet në një traumë e cila është e vështirë për tu kaluar dhe jeta prej beqari na bën imun. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori