KPA konfirmon në detyrë prokuroren Kajana, zgjidhet menjëherë në SPAK

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur sot konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, pavarësisht se Komisioneri Publik kishte evidentuar probleme me pasurinë e saj fillimisht. Por në mënyrë të papritur gjatë procesit KP ishte tërhequr nga ankimimi, dhe i hap rrugën që Kajana të emërohet në SPAK.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës, e cila u konfirmua në detyrë nga vettinngu në KPK, në korrik 2019, duke u zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK. Në akimin e Komisionerit Publik thuhej se ky veprim vinte për shkak të problemeve me pasurinë.

Prokurorja e Krimeve të Rènda u konfirmua në detyrë më 18 qershor 2019 ndërsa sipas Komisioneri Publik, hètimi ndaj saj ishte i paplotë nga shkalla e parë e vettingut. Por më pas Komisionerit Publik u tërhoq nga këto pretendime çka do të sjellë dhe konfirmimin e saj në detyrë.


Shtuar 10.07.2020 07:36