Ja arsyet se pse çiftet e lumtur nuk postojnë foto në Facebook
Sa herë i ke thënë partnerit tënd “Hajde bëjmë një selfieeeeee”? dhe sa herë ai ka ngritur sytë lart dukë shfryrë “Ufffff”? Po pastaj ç’ke bërë me atë selfie? E ke ruajtur në telefon apo e ke ndarë në Facebook? Nëse ke bërë këtë të dytën, atëherë mund të mos jesh duke jetuar një lidhje të lumtur.

Sa rëndësi ka aparenca në këtë moment të jetës sonë? Le të themi një “shuuuumë”sepse rrjetet sociale e kanë stimuluar këtë tendencë. Pa dashur t’i demonizojmë por Facebook, Instagram & company e kanë bërë imazhin që krijojmë për veten si të vetmen gjë që ka rëndësi në këtë jetë. Tashmë kujdesemi më shumë për kurimin e jetës sonë virtuale sesa asaj reale. Shpesh e krijojmë idenë për njerëzit vetëm në bazë të asaj që publikojnë dhe shkruajnë në rrjet. Do duhet një zgjidhje për varësinë që kemi marrë nga “like”-t.

Pse çiftet vërtet të lumtur nuk publikojnë foto në rrjete sociale?

Ndani çdo moment të jetës suaj në Facebook? Ndoshta nuk jeni aq të lumtur sa kujtoni. Po ta mendosh mirë njerëzit e lumtur nuk kanë nevojë të spostojnë vëmendjen nga jeta reale në atë virtualen, sepse realiteti që po jetojnë është më i rëndësishëm sesa ai falsi në rrjet. E keni vënë re se kur ndiheni mirë me dikë, telefoni mbetet në fund të çantës? Çiftet e lumtur nuk ndajnë asgjë nga jeta e tyre në rrjet: një “like” banal nga “miqtë” e Facebook-ut vlen shumë më pak sesa shoqëria e personit që do.

StictyBanner mes postimeve mobil

Kur je i dashuruar nuk ke dëshirë të ndash me gjithë botën personin që do. Ata që duhen kujtohen vetëm për njëri-tjetrin dhe ndajnë vetëm me njëri tjetrin momente të vërteta. Sigurisht, ndonjëherë duhet ta thyesh rutinën në çift por kjo nuk mund të bëhet në rrjetet sociale. Një nga mënyrat për të qenë vërtet të lumtur është të mos e vrasësh mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Je vetëm ti dhe ai. Të tjerët s’kanë fare rëndësi.

T’ua tregosh lumturinë të tjerëve me çdo kusht nuk është e shëndetshme

E ke pyetur ndonjëherë veten: “Për çfarë shërben publikimi i një fotoje në Facebook?. Ndoshta jo, sepse tashmë është kthyer në një veprim vërtet mekanik. Në realitet nuk përfiton asgjë nga postimi i asaj fotoje. Është një mekanizëm aspak i shëndetshëm t’u imponosh të tjerëve lumturinë tënde. Por është e kuptueshme që në një botë që po ndërtohet gjithnjë e më shumë mbi dukjen, të duam t’ia tregojmë lumturinë gjithë botës. Ose jo…!
Shtuar më 14/07/2017, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori