LDK mblidhet për të vendosur emrat e ministrave të rinj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë në të cilën pritet të caktohen edhe emrat e ministrave nga ky subjekt.

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

Nesër në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet formimi i qeverisë së re.


Shtuar 2.06.2020 15:09