MALLËNGJYESE/ E gjithë shkolla duartroket 6 vjeçarin pasi fitoi betejën me kancerin (VIDEO)

Një video mbresëlënëse ështe duke u shpërndarë në rrjet. Në të dallohen brohoritjet e disa fëmijëve në një shkollë, teksa shoku i tyre i klasës, vetëm 6 vjeç, rikthehet në banka për të ndjekur me normalitet orët mësimore.

Vogëlushi nga Ohio sapo kishte përfunduar seancën e fundit të kemioterapisë. John Oliver Zippay, i njohur edhe si JO, prej tre vitesh luftonte kundër leucemisë.

Ai arriti të përfundonte me sukses kemioterapinë vetëm dy ditë pas Krishtlindjeve që lammë pas. Këtë javë vogëlushi u kthye në shkollë.

Ai u duartrokit gjerësisht nga shokët e klasës dhe gjithë shkolla, teksa ecte në korridor, trumfator.

Sipas mësuesve, nxënësit e kanë pasur të vështirë të mësohen me mungesën e shokut të tyre. Kthimi i tij në shkollë, në shëndet të mirë, i ka lumturuar të gjithë.

Edhe pse kaloi rreth tre vite duke bërë kura e kemioterapi, vogëlushi nuk e la kurrë pas dore shkollën, ku shkonte sa herë që kishte mundësi.


Shtuar 12.01.2020 13:23