Imazhet e frikshme ndikojnë shëndetin mendor të publikut
Pamjet e rënda të viktimave apo shpërthimeve kanë një ndikim të keq në shëndetin mendorpublikut. Sipas kërkuesve amerikanë, ekspozimi i përsëritur ndaj imazheve menjëherë pas një sulmi terrorist apo pamjeve që vijnë nga zonat e luftës dëmtojnë shëndetin mendor në periudhën afatgjatë duke shkaktuar trauma.

“Nuk them që lajmet duhen censuruar, por mendoj se është e rëndësishme që publiku të dijë se shikimi i shpeshtë i pamjeve të dhunshme nuk është i mirë.” shprehet udhëheqësja e studimit Roxane Cohen Silver.

Studiuesit kanë vëzhguar më shumë se 1 000 persona pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe gjatë luftës në Irak që nisi në vitin 2003.

Ata që kishin parë më shumë se 4 orë në ditë lajme që flisnin për këto dy ngjarje shfaqën simptoma të stresit post-traumatik pas disa kohësh. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori